Përbërësit:
-500 gr kadaif
-400 gr djathë krem
-100 ml qumësht
-150 gr gjalpë i shkrirë
-300 gr sheqer 200 ml ujë
-Lëng nga gjysma e limonit
Përgatitja e Kunefes:
Grijmë kadaifin, shtojmë gjalpin dhe i përzjemë të dyja. Në tepsinë e furrës shtrojmë gjysmën e kadaifit. Në një enë përziejmë qumështin me kremin e djathit, shtrojmë masën sipër kadaifit.
Sipër kremit të djathit shtrojmë dhe pjesën e dytë të kadaifit. E pjekim ne 170 gradë për 30 minuta deri sa të skuqet.
E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Sherbetin ia hedhim kur ta servojmë.
Përgatitja e sherbetit :
Ziejmë sheqerin dhe ujin me lëngun e limonit për 4 minuta dhe kur merr valë, ja hedhim ëmbëlsirës së nxehtë.