Kumbulla të thata me proshutë

spot_img

Kumbulla-te-thata-me-proshuteKumbullat e thata mund t’i perdorim per te pregatitur shume pjata, jo detyrimisht te embla. Ky frut shoqerohet ne menyre te shkelqyer me mishin dhe me disa lloje djathrash. Ne receten e meposhtme po iu propozojme nje variant antipaste e cila nuk mund te mungojne ne tavolinen tuaj te Krishtlindjes, te Vitit te Ri, apo ne raste te tjera festash.

Perberesit per 5 persona:

10 kumbulla te thata pa berthame
4 feta proshute te pjekur (mundesisht katrore)
60gr gjalp (ose margarine)

Udhëzimet:

Vendosim kumbullat e thata ne nje ene me uje te ngrohte dhe i leme ne kete menyre te zbuten per te pakten gjysme ore. Pasi te kete kaluar kjo kohe, i nxjerrim nga uji dhe i thajme me leter kuzhine.

Presim cdo fete te proshutes se pjekur ne 3 rripa me te cilat rrethojme kumbullat e thata dhe i fiksojme me nje kunje dhembesh. I kaverdisim lehte ne tigan me pak gjalp ose margarine per rreth 2-3 minuta duke i rrotulluar here pas here. Kur proshute te kete marre nje ngjyre lehtesisht te arte, i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me rrepka te vogla dhe gjethe marule te fresket ose perime te tjera dhe e sherbejme menjehere.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles