Ingredients
For 6 Person(s)
Kulac
- 500 gr miell
- 300 gr salsice te fresketa
- 100 gr djathe kackavalle
- 100 gr vaj ulliri
- 5 gr kripe
Kulac me salsice Directions
-
Hedhim miellin në tavolinën e punës dhe hapim një gropëz. Hedhim në të pak kripë, 70 ml vaj ulliri dhe shtojmë ngadalë ngadalë rreth një gotë e gjysmë ujë të vakët (rreth 250 ml ujë).
-
Zëmë brumin mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar dhe të arrijmë një masë homogjene. Brumin e zënë e vebdosim në një enë qelqi, e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lemë të qetësohet përreth 2 orë në një vend ku të mos ketë korrent ere.
-
Ndërkohë presim salsiçet në copa. I hedhim në një enë ku shtojmë pak vaj ulliri, djathin kaçkavall në copa. I trazojmë mirë bashkë. Pasi kanë kaluar 2 orë, ndajmë brumin në dy pjesë. Hapim një pjesë të brumit në petë dhe e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Hedhim sipër përbërjen me salsiçen, duke e hapur mirë në gjithë petën.
-
Vendosim sipër petën tjetër dhe mbyllim mirë anët. Hedhim sipër pak kripë dhe vaj ulliri. Me anë të një piruni shpojmë mirë gjithë sipërfaqen e kulaçit, në këtë mënyrë del i gjithë ajri i krijuar brenda. Kështu del lagështira e krijuar dhe piqet më mirë.
-
Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180*C dhe e pjekim derisa të shohim që sipër kulaçi ka marrë një ngjyrë të bukur të artë. Pasi është pjekur e lemë të ftohet kulaçin e më pas e presim në copa.
-
Shërbejmë kulaçin me salsiçe të ngrohtë.
-
Ju bëftë mirë!