Përbërësit:
1- 1 pako petë të gatshme sfolia
2- 100 gr pesto gjenoveze
3- 250 gr rikotë
4- 3 vezë
5- 100 gr djathë i grirë grana
6- 1 lugë salcë domatesh ose lëng domatesh
7- 5 domate qershiza
8- Kripë
Përgatitja:
Shtrojmë në një tortiere petët e gatshme sfolia duke lënë nën to letrën e furrës me të cilën janë mbështjellë. Bëjmë një kornizë rreth e rrotull formës dhe shpojmë mesin disa herë me pirun që të mos fryhet. Pastaj hapim peston (salcën) gjenoveze me lugë mbi petë, ndërsa veçmas në një tas përziejmë rikotën me vezët, derisa të bëhet një krem i njëtrajtshëm. E rregullojmë me pak kripë, shtojmë djathin e grirë grana, salcën ose lëngun e domates dhe e përziejmë përsëri. Së fundi, mbulojmë petët e shtruara në tortierë me kremin e rikotës, shpërndajmë domatet qershiza të prera më katërsh dhe e pjekim kulaçin në furrë me 180 grade për 30 minuta.