Përbërësit

PËR BINJET

  • 100 gr miell
  • 75 gr proshutë Hako
  • 40 gr gjalpë
  • 25 gr djath parmixhan i grirë
  • 2 vezë
  • Pate tartufi
  • qumësht
  • kripë

PËR KREMIN

  • 500 gr patate
  • 100 gr pana
  • lëng perimesh
  • vaj ulliri
  • qepë të kuqe
  • kripë
  • piper

Hapat

  1. Përgatisim binjetë 1 ditë më parë.
  2. Ziejmë 100 ml ujë me gjalpin dhe pak kripë pastaj shtojmë gradualisht miellin.
  3. Me të mbaruar sasia e miellit e heqim enën nga zjarri duke e përzier deri sa brumi të arrijë të shkëputet nga ena.
  4. E transferojmë brumin në një enë për ta lënë të ftohet.
  5. E punojmë sërish duke shtuar një nga një, vezët.
  6. Masën përfundimtare të brumit e ndajmë në toptha të vegjël sa madhësia e një arre (të vogël).
  7. I Fusim në furrë për rreth 20 minuta në temperaturën 200 gradë.
  8. Në mikser kalojmë proshutën me parmixhanin dhe një lugë të vogël pate tartufi.
  9. Përziejmë deri sa të përftojmë një masë homogjene për të mbushur binjetë.
  10. Për kremin e patateve kaurdisim së pari qepët e kuqe të prera hollë në pak vaj ulliri dhe shtojmë patatet dhe erëzat.
  11. Pas kaurdisjes hedhim gati një lt lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta.
  12. Në fund e kalojmë të gjithën në frulator që të kemi një masë kremoze.
  13. Këtij të fundit I shtojmë edhe panën duke e përzier vazhdimisht.
  14. Kontrollojmë shijen për kripë dhe piper dhe servirim në një pjatë supe duke shtuar sipër binjetë e mbushura me proshutë.