Krem i ngrirë me fruta

spot_img

KREM I NGRIRE ME FRUTANevojiten:
2 pjeshkë
4 kajsi
200 g qershi
200 g luleshtrydhe
2 banane
2 vezë
1 ls miell
½ l qumësht
10 ls sheqer
50 g sheqer pluhur
500 ml krem qumështi i rrahur
Përgatitja:
Priten të gjitha frutat në kubike (qershiave i heqim bërthamat) dhe hidhen në një sallatiere, u hedhim sipër sheqerin pluhur dhe i lëmë kështu për 30 minuta.
Rrihen me një lugë druri të verdhat e vezëve me sheqerin, shtohet mielli dhe hollohet kremi me qumështin.
I vendosim në zjarr dhe duke i trazuar lihet kremi të trashet për 5 minuta pasi të marrë një valë.
E heqim nga zjarri dhe sapo ftohet e hedhim sipër frutave, shtojmë kremqumështin e rrahur dhe të gjitha bashkë vendosen në një formë qelqi, në të cilen më parë është vendosur një letër alumini (kjo ndihmon që kremi të dale me lehtësi nga forma e ftohjes).
E fusim në ngrirje për 2 orë. Më pas e keni gati.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles