Perberesit:
4 kupa qumesht 4 veze te plota ,3 kupa sheqer 1luge vanilje leng.
Pergatitja:
Ne nje ene te thelle rrahim vezet me 1 kupe sheqer shtojme pak nga pak qumeshtin dhe ne fund vaniljen.
Ne nje tigan hedhim 2 kupa sheqer dhe 2-3 luge uje . E vendosim ne zjarr te ngadalte dhe e leme te shkrije e te karamelizohet.( nuk vendosim lugen brenda ne tigan gjate shkrirjes se sheqerit) .
Ndajme karamelen ne kupat e posacme per crem caramel dhe pasi te ngrije shtojme qumeshtin me vezen. Kemi nderkohe ngrohur furrin ne 160 grade .
Ne nje tepsi rreth 5 cm te thelle shtrojme nje pecete te vogel dhe hedhim uje te ngrohte deri te gjysmen e tepsise. Vendosim brenda ne tepsi duke I vendosur mbi pecete kupat .
E veme ne Furre per nje ore . Presim te ftohet 2-3 ore dhe e servirim duke e permbysur ne nje piate pasi me nje thike kemi ndare anet e kremit nga kupa .
Per nje rezultat me kremoz dhe per ata qe nuk kane frike nga kolesterina e larte zevendesoni 2 gota qumesht me 2 gota krem qumeshti ( panna, whipped cream , κρέμα γάλακτος )