Përberesit:
40 krahë pule
5 feta buke tosti të thërrmuara hollë
lëngu dhe lëkura e grirë e 1 portokalli
½ filxhan çaji mjaltë
1/3 filxhan çaji vaj luledielli
2 lugë gjelle mustardë pikante
2 lugë gjelle salcë soje
½ tufëz majdanoz i prerë hollë
Kripë e piper
Përgatitja:
Në fillim, përgatisim marinadën: në një enë të thellë përziejmë së bashku vajin, mustardën, mjaltin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit dhe salcën e sojës. I rregullojmë krahët e pulës me kripë e piper, i fusim në marinadë dhe i lëmë në frigorifer të marinohen për te paktën 6 orë. Në vazhdim, i nxjerrim nga frigoriferi, i kullojmë nga marinada dhe i shtrojmë me rradhë në një tepsi. Përziejmë majdanozin me thërrimet e bukës dhe e hedhim këtë masë mbi kofshët e pulës. I pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për të paktën 30 minuta. I servirim me patate të skuqura ose sallatë jeshile.