Përbërësit
- 24 krahë pule
- majdanoz
- 250 gr gjalpë
- 2.5 filxhan buke e grirë
- 175 gr parmezan
- 3 thelpinje hudher
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- vaj
- kripë
- piper
Hapat
- Krahëve të pulës ua presim skajet dhe sipër tyre hedhim kripë dhe piper të zi.
- Në enë të madhe e të thellë e hedhim hudhrën e grirë, majdanozin e grirë, parmezanin dhe piperin e kuq.
- I përziejmë të gjitha dhe në këtë miks i kalojmë krahët e pulës, të cilat i rendisim në tavën e lyer me gjalpë.
- Sipër tyre e hedhim përmbajtjen e mbetur nga ena.
- E shkrijmë gjalpin e mbetur dhe e hedhim sipër krahëve të pulës në tavë.
- Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
- Krahët e pjekurë i rendisim në pjatën për servirje.
- Dekorimin e bëjmë sipas dëshirës.