Kek me mollë të kuqe

spot_img

KEK ME MOLLE TE KUQEPërbërësit:
2 molla te kuqe
1 portokall
1 luge gjellë kanellë
1 kapsul vanilie
400gr. sheqer
1.5 liter ujë
400gr miell paksimadhi ose 200gr miell gruri dhe 200gr miell misri

Shenim: (pastrojme mollet nga lëkurat dhe i presim hollë , portokallin e qerojmë në rende dhe ruajmë lëkuren në një enë.)

Përgatisim shërbetin dhe e lëmë të ftohet!

Përgatitja:
Në një tenxhere me fund të trashë hedhim vaj, i shtojmë mollat e i kavardisim deri sa të zbuten, i shtojmë lëkuren e portokallit, pastaj miellin dhe i përziejmë deri sa mielli të mari pak ngjyrë.

Shtojmë kanellën dhe vaniljen, i përziejm mirë dhe pastaj i shtojmë sherbetin pak e nga pak deri sa të trashet masa e të jetë e manavrushme.

Në fund e hedhim në një enë me formë…sherbehet e ftohtë. Ju bëftë mirë!

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles