Kek me limon

spot_img

Receta dhe Fotografia nga Mirela Andoni

Ja ta nisim javën mbarë se kishim kohë pa gatuar kek, sot e bëmë me limon sepse dalëngadalë po afrohet koha e agrumeve dhe ajrit të freskët. E paçit javën si limonat, të freskët e plot aromë!

PËRBËRËSIT: 3 vezë, 200 g sheqer, 100 ml qumësht, 150 g gjalpë, 1 limon lëkura dhe lëngu, 300 g miell dhe 1 fryrës me vanilje.

PËRGATITJA: Rrahim vezeët me sheqerin, derisa masa të dyfishohet, shtojmë gjalpin e butë, qumështin, lëngun dhe lëkurën e limonit. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë miellin dhe fryrësin. E vendosim në tavë dhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë.

 

Burimi: Living

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles