Përbërësit
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME GJATËSI 30X10CM OSE 26CM
- 3 vezë
- 75gr miell
- 75gr niseshte
- 1 bustine me sode për torta të kripura
- vaj ulliri
- 120ml qumesht me yndyre te plote
- 100gr kackavall te grire
- 1 patëllxhanë
- 100gr djathë i bardhë
- piper/rigon/spec te kuq per shije
Hapat
- Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine.
- Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes.
- Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.
- Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.
- Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.