Kec i mbushur,i pjekur në enë balte

spot_img

Kec i mbushur,i pjekur në enë baltePërbërësit:

1 kec i vogël (rreth 6 kg)
Të brendshmet e kecit
2 qepë të thata të prera hollë
4 qepë të njoma të prera hollë
¾ filxhan çaji vaj ulliri
2 lugë gjelle salcë e koncentruar domatesh
4 filxhanë çaji oriz
1 limon
4 vezë të rrahura lehtë
½ tufëz majdanoz i prerë hollë
½ tufëz kopër e prerë hollë
Kripë e piper

Për këtë recetë nuk do të nevojitet koka dhe këmbët e kecit, të cilat mund t’i kërkojmë kasapit t’i heqë kur të blejmë kecin. Presim hollë të brendshmet. Nxehim vajin e ullirit dhe skuqim të brendshmet për 4-5 minuta. Shtojmë qepët e thata dhe ato të njoma dhe vazhdojmë skuqjen edhe për 3 minuta derisa të marrin ngjyrë ari. Lajmë mirë orizin dhe e shpëlajmë derisa uji që rrjedh nga kullesa të mos jetë i bardhë. E hedhim në tiganin me të brendshmet, shtojmë salcën e domates dhe e rregullojmë me kripë e piper. Shtojmë 4 filxhanë çaji ujë dhe e lëmë mbushjen të ziejë ngadalë për disa minuta derisa të thithë lëngjet e veta. Së fundi, shtojmë erëzat dhe përziejmë. E heqim mbushjen nga zjarri dhe e lëmë mënjanë të ftohet. Lajmë kecin dhe e lyejmë me lëng limoni. E rregullojmë brenda dhe jashtë me kripë e piper. Përziejmë vezët e rrahura me mbushjen. Mbushim me kujdes kecin dhe e qepim me spango, në mënyrë që të mos hapet gjatë pjekjes. E lyejmë kecin me vaj ulliri dhe e vendosim në një enë të madhe balte (në mungesë mund ta shtrojmë ne tepsi). E mbulojmë me letër vaji dhe letër alumini dhe e pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 3 orë. Aty nga fundi i pjekjes, e zbulojmë dhe e lëmë të piqet për disa minuta, në mënyrë që të marrë ngjyrë. Serviret i ngrohtë me mbushjen e vet.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles