Kaurma me presh

spot_img

Për 4 persona nevojiten:

  • 600 gr tul lope,
  • 3 dorëza presh,
  • 1 spec jeshil djegës,
  • 2 karota,
  • 4-5 gjethe dafine,
  • 2 rrënje selinoje,
  • 1 lugë piper i kuq,
  • 1 lugë salcë domatesh,
  • 60 gr gjalpë,
  • 1 kokë qepë,
  • 150 ml verë e bardhë,
  • vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Karotat i presim në kube, preshin e presim në gjysmërrathë, rrënjën e selinos e presim në rrathë dhe specin e presim në copë të imëta. E grijmë qepën. Edhe mishin e presim në kube.

Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe në të e skuqim qepën e grirë. Pasi zbutet qepa, në tenxhere i shtojmë karotat e prera, rrënjën e selinos, preshin dhe specin djegës. Shtojmë një lugë salcë domatesh, piperin e kuq dhe gjethet e dafinës. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në tenxhere i shtojmë copët e mishit. Në fund, në tenxhere e shtojmë verën e bardhë.

Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e lëmë përmbajtjen të ziejë në zjarr të dobët 1 orë.
Marrim nga gjella dhe vëmë në pjatën për servirje. E servirim edhe orizin e zier.

Zbukurojmë me degë majdanozi dhe me kopër. Zbukurimin e përfundojmë me feta domateje sipër orizit.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles