Home BIME MEDICINALE Kantarioni kundër sëmundjeve psiqike, depresioni e të ngjashme

Kantarioni kundër sëmundjeve psiqike, depresioni e të ngjashme

0

Kantarioni është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm në shërimin e një numri të madh të sëmundjeve psiqike, nga depresioni deri tek trauma, dhe është vërtetuar se ka shumë më pak efekte të padëshirueshme nga antidepresivët tjerë

Kantarioni merret në formë të tonikut, çajit apo tinkturës, kurse në kohët e fundut mund të gjendet edhe në formë të kapsulave, që ndikon në disponim dhe rregullon baraspeshën emotive.

Në mjekësinë popullore, kjo bimë ka një vlerë të veçantë në shërimin e plagëve nga prerja, djegiet, hemoriodet, kurse është e shkëlqyeshme edhe në mbylljen e plagëve. Ndryshimet në lëkurë shërohen ashtuqë nëpër të lyhet me vaj kantarioni, apo që vendi i lënduar mbulohet me një fashë të pastër ose një leckë të pastër, të lagur me kantarion. është jashtëzakonisht efikas edhe në forcimin e flokëve, si dhe për shërimin e flokëve të dëmtuara gjatë ngjyrosjes.

Çaji i kantarionit pihet tri herë në ditë për trajtimin e gastritisit, të thatit në lukth, jashtëqitjes, Verdhëzës (Hepatitit A), kokëdhembjes, dhimbjeve të veshkave dhe dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Në mjekësinë popullore, por edhe në atë zyrtare, kantarioni, sherbela dhe kamomila trajtohen si bimë çudibërëse në shërimin e sëmundjeve të caktuara gjenitale. Vaginaletat me ekstraktin e vajit të gjetheve të këtyre bimëve dhe rrënjëve të karrotës së freskët, shfrytëzohen për rigjenerimin e mukozës së qafës së mitrës dhe vaginës, largojnë simptomet e kalljes dhe sekretit të bardhë të cilat përcillen me kruarje, dhimbje dhe djegie. Vaginaletat kanë treguar rezultate edhe në largimin e simptomeve postmenopauzale, kurse janë të dobishme edhe kundër një disa llojeve të caktuara të bakterieve dhe kërpudhave.

Krahas vaginaletave të cilat mund t’i bleni në barnatore, për përdorim vaginal mund të përdorni edhe vaj kantarioni, në të cilin do të përlyeni tamponin, ta leni që ta thithë vajin dhe pastaj ta përdorni si vaginaletë.

(Visited 381 times, 1 visits today)

Exit mobile version