Ingredients
For 12 Person(s)
Perberesit per kadaif
- 1 kg kadaif
- 600 gr arra te qeruara
- 2 luge kanelle pluhur
- 150 gr galete ( buke e thekur e grire )
- 2 luge konjak
- 2 luge sheqer
- 250 gr gjalpe i shkrire
Perberesit per sherbetin
- 1.7 kg sheqer
- 1.2 l uje
- pak karafil
- 1 luge leng limoni
- pak vanilje pluhur ( sipas deshires)
Kadaif Directions
-
Përgatitja e kadaifit
-
Si fillim përgatisim mbushjen. Marrim arrat dhe i shtypim me një shishe që të copëtohen pak. Në një enë hedhim arrat e shtypura së bashku me kanellën, 2 lugët e sheqerit, galetën, konjakun. I trazojmë mirë që të përzihen të gjithë përbërësit.
-
Marrim kadaifin dhe e hapim në fije. E hapim pjesë pjesë. Marrim disa fije, i drejtojmë mirë dhe i hedhim një lugë mbushje. Fillojmë ta bëjmë rolè kadaifin. E vendosim rolenë e përgatitur në tavë. Në këtë mënyrë vazhdojmë derisa të mbarojmë gjithë kadaifin. Pasi i kemi mbaruar i hedhim sipër gjalpin e shkrirë.
-
Vendosim tavën me kadaif në furrë të nxehtë 100°C përreth 1 orë e më pas 150°C përreth 10 minuta derisa të marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. E lemë të ftohet komplet.
-
Përgatitja e sherbetit
-
Ndërkohë që kadaifi ftohet përgatisim sherbetin.
-
Marrim një tenxhere dhe hedhim ujin, e ziejmë dhe më pas hedhim sheqerin, kadaifin, aromën e vaniljes dhe lëngun e limonit. I trazojmë mirë dhe elemë të ziejë për 5 minuta. Më pas e lemë të ftohet deri në 80°C e më pas e hedhim me kujdes mbi kadaifin e ftohtë.
-
E lemë të ftohet komplet derisa të sherbetoset mirë kadaifi e më pas e shërbejmë. I hedhim në pjatë dhe e shoqërojmë me një verë të gazuar e bardhë.
-
Ju bëftë mirë!