Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, por jo të gjithë marrin energjitë e duhura. Sipas shkencëtarëve, i duhuri për të gjitha moshat është kosi. Ai përmban të gjitha vlerat ushqyese që do t’ju duhen për të vazhduar ditën. Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Në qoftë se përdoret me fruta të ndryshme si pjeshkë apo mollë, ai shkakton një ngopje për gjithë pjesën tjetër të ditës.
Kosi gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve.