Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.
Në mjekësinë tradicionale arabe e kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Hurmat janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm. Ato i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.
Ato përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rendesishme(hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë.
Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.
Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Ato janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve.
Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal.
Shkenca ka vërtetuar efektshmërinë e hurmës si mbrojtës nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe institutet bashkëkohore për dietë rekomandojnë që fëmijët të cilët ankojnë nga nervoziteti natyror apo hiperaktiviteti të konsumojne hurma.
Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë.
Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën.
Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.
Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.
Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.
*Disa këshilla profetike për dobit e hurmës!
Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma (Ajva) në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”
Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhiu we selam ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)
Përzgjodhi dhe përshati : Dr. Rexhep Etemi
(Visited 294 times, 1 visits today)