Përbërësit:
2 vezë,
2 filxhanë sheqer,
2 filxhanë vaj,
1 gotë kos,
1 pluhur paste (pecivë),
1 sheqer vanilje,
1 çokollatë kuzhine,
1 banane,
100 gramë kokos,
miell sipas nevojës.
Përgatitja:
Marrim një enë dhe i vendosim vezët dhe sheqerin dhe i tundim mirë. Më pas i shtojmë edhe vajin, kosin, pecivën, sheqerin e vaniljes, çokollatën e grimcuar, kokosin dhe bananen e shtypur më parë duke i tundur vazhdimisht. Në fund ia shtojmë edhe miellin derisa sa të trashet brumi. Pastaj i vendosim në formë të dekorimeve nëse kemi e nëse jo ua japim formën e rrumbullakët dhe i pjekim.
Shërbehen me çaj ose kafe.