-800 gr mish viçi
-4 qepë
-4 lugë pure domatesh
-vaj
-piper i kuq
-1 lugë miell
-2 lugë erëza të thata
-majdanoz kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Mishi ndahet në katrorë pak më të vegjël dhe vihet në vaj të nxehtë që të skuqet nga të gjitha anët. E ulni temperaturën dhe shtoni qepët në tigan. I shtohet ujë dhe lihen ne zjarr të ngadalët derisa mishi të zbutet. Trazoni piperin e kuq, miellin me pak ujë, shtoni puren e domates, erëzat, kripën dhe piperin. Në fund shtoni majdanozin.