Gjethet e thata të dafinës nëse valohen me ujë krijojnë një çaj ‘magjik’. Lëngu i përtuar nga vlimi i gjetheve të dafinës arrin të kurojë një sërë problemesh në trupin tonë.
Duke nisur nga temperatura e lartë dhe duke vazhduar me veshkat, dafina është një kurë shumë e mirë.
Zgjidhje për refluksin ose urthin:
Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.
Nëse pini çaj dafine mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve.
Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer.
Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni një centimetër xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 300 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e ujit.
Shtoni mjaltë dhe pijeni lëngun dy herë në ditë derisa të rregulloni organizmin.
Gjethet e dafinës për shëndetin e zemrës:
Ata që vuajnë nga problemet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë.
Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe pijeni për 4 javë.
Infeksionet dhe të ftohurat:
Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit.
Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta.
Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës.
Nëse vuani nga teshtimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe pijeni lëngun.
Në ndihmë të gjumit:
Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekulli.
Problemet me veshkat:
Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij.
Kullojeni dhe lëngun pijeni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë edhe formimin e gurëve.
(Visited 694 times, 1 visits today)