FSHATI SHESH

0

FSHATI SHESH

Fshati Shesh ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, pranë fshatit Ndroq. Fshati është mbi 460 metra mbi nivelin e detit. Fshati Shesh kufizohet me Tiranë  dhe Durrësin.

Ka pamje panoramike dhe nga pika kulmore të tij mund të  shikohet nga lart Tirana, Durrësi, madje dhe Kruja.

Emri i fshatit Fshati Shesh mbart një rëndësi të veçantë sepse është bërë i njohur përmes llojeve të rrushit “Shesh i Bardhë” dhe “Shesh i Zi”, të dyja këto varietete prodhojnë verë të shkëlqyer shqiptare.

Origjina e rrushit Shesh vjen pikërisht nga ky fshat. Vera e prodhuar në këtë vend është e një cilësie të lartë.

Ky fshat nuk është i njohur vetëm për prodhimin e rrushit, por edhe për panoramën e bukur.

Nëse ndodheni në këtë fshat dhe pot ë ngjiteni në pikën kulmore të tij do të shihni nga lart Tiranën dhe Durrësin, madje dhe Krujën. Fshati Shesh kufizohet me Tiranë dhe Durrësin.

Këtë shtator do të organizohet për herë të parë “Festival i Verës”, i cili është një projekt për festivalet lokale të finacuara nga Risi Albania.

Festivali synon të tërheqi vizitorë që të njihen me karakteristikat e fshatit Shesh dhe duke e kthyer në traditë të përvitshme.

Si të arrish në Laknas

• Largesia: 12.8 km larg Tiranës
• Koha: 20 minuta
• Drejtimi: Tiranë

Çfarë të shohësh

• Vreshtat e Rrushit
• Kantinën e Verës
• Panoramën që ofron fshati

Evente dhe Festa

Produkte agroushqimore dhe Vera Sheshi i bardh dhe Shesh i zi

Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh

• Piknik
• Mountains biking
• Rally
• Hiking
• Ecje nëpër shtigje malore
• Hipizëm

Exit mobile version