Fshati Rabdisht shtrihet në pjesën lindore të Bashkise Diber, 10 km në jug të malit të Korabit si dhe rrëzë vargmalit të Deshatit, me nje siperfaqe prej rreth 65,5 km².
Fshati Rabdisht ka një popullsi prej rreth 540 banorësh.
Fshati karakterizohet nga një reliev tipik malor.
Mbi fshat shtrihet Bjeshka e Rabdishtit .
Fshati është pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik (zonë e mbrojtur e kategorisë IV).
Nga pikëpamja arkitekturore fshati Rabdisht është një fshat tipik malor me ndërtesa guri të ndërtuara me teknikat tradicionale.
Numërohen mbi 70 shtëpi guri një deri ne tre kate të lidhura mes tyre me rrugica me kalldrëm.
Zona ku shtrihet fshati Rabdisht mbart potenciale të mëdha të lidhura me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.