Fshati Pëllumbas është pjesë e Njësisë administrative Bërzhitë. Ky fshat ka një sipërfaqe prej 420.000 m2 dhe një popullsi të regjistruar prej 401 banorësh. Distanca nga qendra e Tiranës, 23.5 km e bën këtë fshat mjaft tërheqës për turistët që kërkojnë atraksione në natyrë jo shumë larg kryeqytetit.
FSHATI PËLLUMBAS shtrihet rrëzë malit dhe ka një panoramë shumë të bukur. Atraksioni më i madh në këtë fshat është Shpella e Pëllumbasit e cila njihet nga banorët e zonës me emrin Shpella e Zezë, kanionet e lumit Erzen dhe Gryka e Skoranës.
Në këtë vend llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara. Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë. Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.
Si të arrish në Pëllumbas
Koha: 35 minuta
Drejtimi: Tiranë-Elbasan
Çfarë të shohësh
Evente dhe Festa
-Vizitë për në fshatin Pëllumbas
Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh
• Mbledhje bimesh medicinale
• Shëtitje me kuaj
• Ecje nëpër shtigje
• Çiklizëm, Kajake