Fshati Mesopotam shtrihet përgjatë Lumit Bistricë, në dy kodrina në rrëzë të malit të Kostarit, në lartësinë 30-100 m mbi nivelin e detit.
Fshati Mesopotam në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore.
Ngjitur me fshatin në krahun jugor është në funksion një Hidrocentral “Bistrica2”, mbi lumin e Bistricës.
Në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore.
Një peisazh shumë të bukur krijon kanali i lumit Bistricë nga hidrocentrali nr.1 deri në hidrocentralin nr.2, që shtrihet paralel me rrugën nacionale Sarandë– Gjirokastër.
Në fshatin Mesopotam, vetë pozicioni gjeografik i tij që shtrihet mbi dy kodrina përgjatë ujërave të kristalta të lumit Bistricë dhe në një kodrinë përballë ndodhet manastiri i Shën Nikollës, krijon premisa për zhvillimin e turizmit nëpërmjet vizitave në manastirin e vjetër si dhe në kishën e Shën Mërisë, ndërtuar në malin e Kostarit. Fshati ka një popullsi rreth 1100 banorë.
Trashëgimia kulturore në aspektin material përfshihet me ekzistencën e një manastiri shumë të vjetër, Shën Nikolla. Në aspektin jo material përfshihet isopolifonia, dhe festat e shumta me karakter fetar.
Si të arrish në Mesopotam
Çfarë të shohësh
• Kisha e Panajasë (ndodhet në fshatin Mesopotam)
• Lumi Bistricë (kalon në Mesopotam)
• Kisha e Shën Mërisë (ndodhet në fshatin Mesopotam)
Evente
-
Aktivitete që zhvillohen:
Fshati Mesopotam ka mundësi të mira për investime lidhur me zhvillimin e turizmit kulturor, natyror, ekoturizmit, agroturizmit, etj. Kështu, interesi i banorëve dhe i investitorëve të jashtëm për të investuar ndërtime të karakterit bujtës turistik është shumë i madh, por ka mungesa në infrastrukturën mbështetëse si: furnizimi me ujë, linja elektrike të amortizuara dhe rrugët e brendshme.
-
Infrastruktura turistike:
Fshati Mesopotam shtrihet në krahë të rrugës nacionale Sarandë – Gjirokastër. Infrastruktura e rrugëve te brendshme është shume e dobët, nuk është investuar asnjëherë. Rruga qe lidh Manastirin me rrugën nacionale është rreth 800 m me parametra minimale, duke krijuar vështirësi për vizitoret e shumte dhe turistet e Manastirit.