Home 100 FSHATRAT TURISTIKE FSHATI MALËSHOVË

FSHATI MALËSHOVË

0

FSHATI MALËSHOVË

Fshati Malëshovë është pjesë e Njësisë administrative Këlcyrë, e Bashkisë Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndodhet 123 km larg kryeqytetit të Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar të tij, si dhe 70 km larg qëndrës së Qarkut të Gjirokastrës.

Largësia me aeroportin më të afërt në Greqi është 77 km.

Në zone gjenden shumë burime natyrore, gjeologjike, kanione, male, liqene, ujëvara, shpella, formacione shkëmbore, fosile, parqe kombëtare, monumente natyre dhe shumë  specie të florës e faunës.

Gjithashtu gjenden edhe burime të trashëgimisë kulturore, si vende arkeologjike, folklor, artizanat, evente kulturore, historike, fetare dhe festivale.

Popullsia lokale shquhet për gatimin e ushqimeve tradicionale lokale, degustimin e pijeve, vrojtimin e kafshëve, shpendëve dhe zogjve.

Aty zhvillohen dhe praktika tradicionale të fermerëve, si në bujqësi, blegtori, agropërpunim, mbledhje bimësh mjekësore, kërpudhash dhe fruta të egra.

Shumë sporte turistike mund të ushtrohen në zonën e Malëshovës, si të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar, ngjitje në shkëmb, ngjitje ose zbritje me litarë, ecje, çiklizëm malor, ski, kajak, rafting, kalime në kanione etj.

Prodhimet dhe produktet tipike lokale më të shpeshta jane suveniret, frutat e konservuara, bimët aromatike, ato mjekësore, pijet alkoolike e joalkoolike, produkte të tjera të përpunuara, ato të certifikuara bio etj.

Aty mund të vizitoni fshatrat e zonës së Këlcyrës si Piskovë, Vithkuq, Topojan, Sukë etj. Mali dhe pllajat e Dhëmbelit aty pranë ofrojnë shumë larmi ngjyrash, flora dhe fauna janë shumë të pasura.

Rrallë mund të gjesh një trevë si ajo e Fshati Malëshovë, ku njerëzit janë të lidhur kaq shumë me vendlindjen aq sa shpesh thuhet se Malëshovën e kanë mbajtur malëshovitët dhe jo e kundërta.

Ajo është një ndër gjashtë krahinat e zonës Përmetit, që shtrihet në të dy anët e malit të  Dhëmbelit.

Në faqen lindore pranë Vjosës, renditen njëri pas tjetrit fshatrat Hargovë, Grabovë, Mbrezhdan dhe pas malit janë Leskaj, Malëshova, Limari dhe Kalaja, gjithsej shtatë fshatra.

Ajo që është më interesantja në këtë njësi të vogël gjeografike dhe etno-kulturore, është se ka një përzierje të besimeve fetare, Malëshova, Mbrezhdani, Hargova janë fshatra të besimit ortodoks, në Grabovë dhe Limar gjenden të dy besimet si ai ortodoks dhe bektashi, ndërsa fshati Leskaj është i besimit bektashi.Malëshovitët kanë shkuar shumë në kurbet.

Ata kanë qenë aktiv dhe të angazhuar në veprimtaritë politike dhe atdhetare në vendet ku kanë punuar.

Në vitin 1924 janë 206 fshatarë të krahinës së Malëshovës që kanë qënë anëtarë dhe vullnetarë të shoqërisë “Vatra” dhe degëve të saj në Amerikë.

Kontributin e tyre e vlerëson dhe z. Noli kur thotë: “Janë këta malëshovitë dhe mbrezhdanakë që më kanë përkrahur vazhdimisht e tërësisht për të kryer detyrën e shenjtë ndaj kombit”.

Është ndoshta kjo simpati e Nolit për malëshovitët, që pas vdekjes së tij ai që e zëvendësoi në kishën autoqefale të shqiptarëve të Amerikës në vitin 1967, ishte at Stefan Lasko nga Malëshova.

Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për fshatin nga bashkëfshatarët jashtë atdheut, është dhe krijimi i “Kanunores” më 12 korrik 1935 në Çikago.

Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 dhe i dyti me 16 nyje, sic thuhet aty me qëllim “zbukurimin e gjendjes së katundit Malëshovë”.

Krahina e Fshati Malëshovë me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe  me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues.

Vjershat e Llukan Laskos të botuara në “Kalendarin Kombiar” shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut.

Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite.

Poeti Sejfulla Malëshova identifikohet me emrin e krahinës, së cilës i mori emrin por edhe i dha shumë emër, ka qenë sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli.

Malëshova kjo krahinë e fshehur malore në Shqipërinë e Jugut, është ndoshta me natyren më të bukur, por fatkeqësisht për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së investimeve më pak e zhvilluar ekonomikisht.

Në këtë zonë të ashpër më së shumti është zhvilluar blegtoria e imët. Banorët e kësaj krahine duke parë që të ardhurat ishin të pakëta dhe jetesa e vështirë, shpëtimin e kanë gjetur te arsimimi.

Ne Leskaj pranë Malëshovës gjendet kalaja ilire, me gurë të gdhendur gëlqerorë në permasa të mëdha të pazbuluar ende por edhe shumë të tjerë të renë në humnerë.

Eshtë ende e pazbuluar nga institucionet dhe profesionistet e arkeologjisë.

Kalaja ndodhet në një reliev vërtet të veçantë ku mund ta kontrollosh gjithë luginën si dhe njëkohësisht shumë e vështirë për tu sulmuar.

Është folur shumë pak ose më mirë të themi fare nga gazetaria dhe promovimi turistik.

Gojëdhenat thonë se 300 vjet më parë Ali Pashë Tepelena sulmoi dhe shkatëroi fshatin Hormovë të Tepelenës.

Ata që shpëtuan gjallë nuk ndëruan fenë dhe as nuk u nënshtruan por morrën arratinë dhe kërkuan një vend tjetër ku të ndërtonin jetën e tyre.

Malëshova do të ishte vendi i ri që u bë streha e tyre në tokat e blera nga Allajbeu i Peshtanit.

Ata mbarështuan shumë bagëti dhe vreshta, si dhe ndërtuan shumë shpejt ndërtesat nga e para me arkitekturë dhe cilësi të lartë.

Fshati kishte gjashtë lagje, lagjia e arexhako, lagjia e mesme, lagjia e gropës, lagjia e bregut, kala, ajo e lilos dhe sherishtë.

Lagjet lidheshin me rrugica me kalldrem.

Fshatarët ishin shumë trima, të zgjuar dhe të besës, aty u hap shkolla e parë greke në vitin 1884 ku mësimi jepej në Kishën e Shën Mërisë dhe në vitin 1917 u hap shkolla shqipe, ku përvec mësimit u krijuan dhe kurse për qëndisje robaqepsi etj.

Fshati Malëshovë kishte dhe tre kisha, kisha e Shënmërisë që përdorej si katedrale e fshatit por që u dogj nga austro-hungarezët në luftën e parë botërore.

Ata goditën me top nga fshati Peshtan dhe shkatëruan Kishën e Shën Kristoforidhit, të Shën Kananit dhe të Shën Mërisë.

Por banorët e rinj nuk ndryshuan toponimet të cilat edhe sot quhen “Bregu i Lazes”, Sheshi i Hasanit”, “Ara e Hoxhës”, “Sheshet e Drenovës” etj.

Të ikurit në emigracion në S.B.A. krijuan shoqatën “Lisi i butë” dhe një revistë të drejtuar nga z. Stefan Qereci ose Gjoka.

Shoqata mbidhte fonde nga emigrantët dhe kryente punë në komunitet në fshatin e Malëshovës.

Në vitin 1936 dy vëllezërit nga Malëshova Raveli, hapën centralin e parë në Berat por dhe hotelet e para po aty, hotelet Kolloma dhe Tomorri u hapën nga banorët me prejardhje nga Malëshova.

Fisi nga Maleshova Theodhosi hapi kinemanë e parë dhe Gjikat hapën fabrikën e parë të prodhimit të corapeve.

Fshati Malëshovë dhe Peshtani janë pjesë e luginës “së ëndrave”, asaj të Zagorisë. Fshatrat duhen vizituar për relievin dhe natyrën tejet të pasur pasi janë vende ku syri i cdo turisti që sodit atë nuk ndien të ngopur.

Sodit ujërat e ftohta dhe ato ato termale, të pasura me kripëra minerale që i bashkohen lumit të Zagories si simfonia e kësaj treve.

Sodit shumëllojshmërinë e pyjeve të larta, të shoqëruara nga pemë të rralla si bredhi, panja dhe frashëri.

Sodit bimësinë shumëngjyrëshe pjesa më e madhe e të cilave janë bimë mjekësore si sherebeli, rozmarina dhe bliri.

Shijon prodhimet blegtorale të një shije të vecantë dhe me proteina si mishi, qumështi dhe nënproduktet e tyre.

Sodit shumëllojshmëri e kafshëve të egra si derri i egër dhe kaprolli.

Sodit një sërë objektesh kulti apo të rëndësisë të vecantë që i kanë rezistuar kohës dhe shkatërrimit, si dhe për klimën e pastër e të freskët gjatë muajve të verës.

Ndërtimi i urës së Mbrezhdanit duke mundësuar kalimin e makinave, ka patur ndikimin e vet në jetën e kësaj treve.

Zona etnografike e Malëshovës përfshin disa fshatra në përbërjen e saj si vetë Malëshova, Mbrezhdani, Argova, Limari, Leskaj, Kala etj, të cilët në disa raste konsiderohen “zona labe” e Përmetit ose edhe si “Zagoria e Poshtme”, kjo për shkak të pozicionit gjeografik në kurriz të shpatit perëndimor të Dhëmbelit dhe në fund të lumit të Zagories, aty ku ai derdhet në lumin e Vjosës.

Tiparet muzikore të kësaj zone janë të lidhura pazgjidhshmërisht me polifoninë katër zërëshe të Labërisë me marrës, kthyes, hedhës dhe iso.

Po ashtu edhe veshjet popullore dhe traditat që lidhen me ndërtimin e shtëpive dhe gatimet tradicionale. Vargjet e Sejfulla Malëshovës “Unë e dua Shqipërinë, për një stan në Trebeshinë…”, janë një himn për bukuritë natyrore të kësaj zone.

Zona e Zagorisë përmendet në burimet e shkruara të shek. XV-të.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në 15 Gusht, zhvillohet festa fetare e “Shën Mërisë”.
  • Në 25 Maj, Bashkia Përmet organizon festën kulturore, “Ditët Naimjane”.
  • Në datat 2-15 Qershor, në Përmet organizohet festivali multikulturor.
  • Në 25 Mars, në Përmet zhvillohet festa e Sulltan Novruzit.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, si Panairi i Artizanit për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Faqja  www.bashkiapermet.gov.al  Zyra e Informacionit Turistik në bashkinë Përmet, Agjencitë turistike, AKZM.

Kanalet e promovimit. Faqja e internetit e Bashkisë,  www.bashkiapermet.gov.al  broshura te zyra e informacionit turistik dhe rrjetet sociale të Bashkisë. Promovimi bëhet dhe nga agjensitë turistike, operatorë të tjerë, AKZM, individë dhe turistë.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Eshtë vendlindja e poetit Sejfulla Malëshova.

Ka bashkëjetesë shumë të mirë midis besimeve fetare, bektashi, ortodoks dhe musliman.

Banorët e parë të Malëshovës kanë hapur kinemanë dhe hotelet e para në qytetin e Beratit.

Ka disa atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, kanione etj.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale, në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata italiane “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Malëshova mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Fshati Malëshovë gjendet 25 km larg qytetit të Përmetit, 70 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 123 km larg nga kryeqyteti Tirana dhe aeroporti i saj.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Qarkun e Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Fshati Malëshovë e Njësisë administrative “Këlcyrë”, pjesë e Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër.

Bashkia Gjirokastër me adresë, telefon: ++355 (123)-7890 me fax: (123) 456-7891 me e-mail: gjirokasterbashkia@gmail.com

Bashkia Përmet me telefon, +355 813 / 22254 dhe me e-mail, bashkiapermet2015@gmail.com

Exit mobile version