Home 100 FSHATRAT TURISTIKE FSHATI MALAS BREG

FSHATI MALAS BREG

0

FSHATI MALAS BREG

Fshati Malas Breg ​, ndodhet në Njësinë Administrative Kutalli. Në të jetojnë 40 – 45 familje, rreth 70 banorë.

Ka një lartësi mbi 300m mbi nivelin e detit, nga ku ofrohet një panoramë e gjerë dhe mbresëlënëse e Fierit, Lushnjes, bregut të Divjakës, kalasë së Beratit, rezervuari i Thanës në Lushnje si dhe fshatra të Elbasanit (Dragot, Kosovë e Madhe).

Karakteristikë e arkitekturës janë shtëpitë e ndërtuara me gur.

Fshati Malas Breg ka shtrirje të plantacioneve të gjera me ullishte, vreshta dhe bajame. Gjithashtu, ka larmi drurësh frutorë.

Banorët ushtrojnë punë të ndryshme artizanale dhe disponojnë prodhime lokale si vaj, reçelra,raki dhe verë.

Zona malore që e karakterizon, ofron një bimësi të konsiderueshme për sa i përket bimëve medicinale si rigoni, lulëkuq, sherebelë,bar blete, lule balsami, trëndafil i egër.

Komuna Kutalli ka një popullsi prej 12 434 banorësh të shpërndarë në 10 fshatra, të cilat paraqiten në tabelën e mëposhtme.

Kjo rritje tregon një dinamikë zhvillimi të popullsisë krahasuar me komuna të tjera të Qarkut të Beratit ku popullsia është në rënie.

Qendra e Komunës ndodhet në fshatin Kutalli, ndërsa fshati më i madh i komunës është fshati Drenovicë ku banojnë edhe 24.7% e popullsisë së komunës.

Fshatra të tjerë me numër të konsiderueshëm banorësh janë edhe Pobrati, Samatica dhe Kutallia.

Fshati me popullsi më të vogël është Protoduari me 110 banorë.

Fshati që ka rritje më të madhe në tre vitet e fundit është Drenovica me 70 familje të reja dhe Pobrati me 60 të tilla.

Kurse fshatrat Malas Breg dhe Protoduar kanë një rritje vetëm me dy familje të reja.

Si të arrish në Malasbreg

Largesia: 12 km larg Urës Vajgurore

Koha: 15-20 minuta

Exit mobile version