Fshati Lin është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.
Fshati Lin, me përafërsisht 1200 banorë, është pjesë e Njësisë Administrative Udënisht, Bashkia e Pogradecit. Ndodhet 110 km larg Tiranës dhe 20 km larg Pogradecit.
Pozita gjeografike, ndërtesat karakteristike, monumentet e shumta kulturore, mikpritjen dhe kulinaria e pasur me gatime tradicionale e bëjnë Lin një vend shumë interesant për turizëm.
Pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit është Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të kodrës së Shën Thanasit dhe nga një studim i hollësishëm i ndërmarrë më 1968 nga Instituti i Monumenteve në Tiranë nxori përfundimin se kjo bazilikë ishte një nga më të veçantat e zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.
Aktivitetet kryesore ekonomike përfshijnë peshkimin, bujqësinë dhe turizmin.
Shumë banorë ruralë po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina për turistët dhe kështu po rritin jo vetëm të ardhurat ekonomike, por edhe krijimin e një zinxhiri të vlerave për produktet e tyre bio bujqësore.
Ekziston gjithashtu potencial për të promovuar aktivitete të tilla si: kalërimi, ecjet e gjata, vizita e vendeve historike dhe deri tek gatimet tradicionale.
Prodhimet lokale
Ushqime
Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh
• Cycling
• Ecje dhe kamping
• Shëtitje me kuaj
• Peshkimi
• Kajake
Evente
• Celja e sezonit turistik
Shtigje dhe itinerare
Kontakte të nevojshme
Barkalice Lin
•Hotel Lin Qamil Avdulla
Kthesa e pare në ngjitje Qafe-Thanë
•Lake Park Oliver Dokollari
Ish Grumbullimi Demçkë
•Hotel Roma Ble-Alb Begator Devolli, Mithat Cake
Lagjja Pole,tek Kalaja