Home 100 FSHATRAT TURISTIKE FSHATI KATUND I VJETËR

FSHATI KATUND I VJETËR

0

Fshati Katund i vjetër

Fshati Katund i vjetër ka një popullsi prej 760 banorë.

Fshati Katund i vjetër ndodhet në hyrje të Rubikut.

Shtrihet në të dy anët e përroit të Katundit të Vjetër.

Zonë me klimë të butë, e mbuluar me bimësi të larmishme mesdhetare.

Dallohet dhe për pyllin e gështenjave.Ndodhet ndërmjet malit të Molungut dhe të Rubikut.

Ne vazhdim Mali i Velës dhe në dalje lugina e Fanit.Eshtë vendbanim i hershëm.

Trashëgimia kulturore, materiale është e hershme dhe e vecantë.

Si të arrish në Katund i Vjetër

• Lidhet me rrugën e Kombit nga dalja e Rubikut. Nga këtu vazhdohet në rrugën dytësore dhe pastaj në rrugën e fshatit.
• Nga rruga e Kombit përshkohet pr 5 km deri në zonën e qendrës së fshatit. Eshtë rrugë e asfaltuar, e ngushtë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Judejve
• Kisha Katolike Romane rrënoja
•Piktogramet e Rubikut
• Lugina e Rubikut
• Lugina e Fanit

Ku mund të drekosh

• Janë 2 bujtina
• 3 restorante me prodhime tradicionale.
• Punishte shtëpiake vere dhe raki
• Baven Toven Natura Bujtinë dhe Kamping

Si të argëtohesh

• Ecje
• Ngjitje shkembinjsh
• Ciklizëm malor
• Praktika fermerësh
• Shëtitje me kuaj.
• Potencial për degustim
• Vrojtim kafshësh e shpendësh
• Mbledhje bimësh medicinale

Ku mund të qëndrosh

• Eko Hotel Marub, hotel me 20 dhoma, restorant, ku organizohen dhe aktivitete eko-sportive.

Evente

• Festa Shën Mërisë me ngjitje në Malin e Velës.
• E diela e Larit (java e fundit e Marsit)

     Te tjera rreth:

  • Bimësi mesdhetare;
  • Pylli i gështenjave;
  • Bimë mjekësore.

Kryesisht dallohet në produktet e freskëta dhe të zonës, si rakia, vera, mishi i kecit dhe i gicit, lakrori në sac (flija), mjalti i gështenjës etj.

Exit mobile version