Posted on

Fshati Drashovicë

Fshati Drashovicë

Fshati Drashovicë është fshat kodrinor dhe ka një popullsi rreth 2000 banorë.

Fshati Drashovicë shtrihet në jug të qytetit të Selenicës, rreth 20 km nga qendra e Bashkisë dhe rreth 15 km nga qyteti i Vlorës, buzë lumit Shushicë.

Në lindje ndodhet memoriali i luftës së 1920 dhe 1943, në perëndim në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit, ndodhen rrënojat e fshatit të vjetër.

Në majë të fshatit të vjetër ndodhen rrënojat e Manastirit të Kllogjerit.

Në këtë fshat gjenden edhe monumente natyrore, të cilat mbrohen nga shteti, gjithashtu në majë të tij gjendet xhamia e fshatit të vjetër të Drashovicës, në gjendje gjysëm të rrënuar.

Drashovica ka një sipërfaqe rreth 10 km2  dhe rreth 500 ha tokë bujqësore, e cila është e gjitha nën ujë.

Shoqata Labëria ndodhet me bazë në fshatin Drashovicë dhe është një vlerë sociale për të gjithë krahinën e Lumit të Vlorës.

Pozicioni gjeogafik , afërsia me rrugën nacionale, vlerat kulturore dhe historike e bëjnë këtë fshat një atraksion përturizmin familjar dhe atë kulturor.

Si të arrish në Drashovice

Largësia: 167 km larg Tiranës Koha: 3 orë

Çfarë të shohësh

• Lumi Shushicë (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Ura e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Gurorja e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Manastiri i Kllogjerit (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Xhamia e fshatit të vjetër (ndodhet në fshatin Drashovicë)
• Rrepet e Drashovicës (ndodhet në fshatin Drashovicë)

Si të argëtohesh

• Të gatuarit e ushqimeve tradicionale dhe lokale
• Praktika tradicionale fermerësh
• Mbledhje bimësh medicinale
• Të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomarë
  • Aktivitete që zhvillohen:

Kultivohen gjerësisht vreshtaria, pemëtaria, si dhe të gjitha kulturat bujqësore. Kultivimi i ullirit është një traditë e vjetër, e trashëguar në breza, ku dhe investimet e fermerëve në këtë kulturë janë të konsiderueshme. Gjithashtu fshati ka një numër të lartë krerësh bagëtish të imëta dhe gjedhëve. Shquhet dhe për prodhime të pijeve alkoolike si: vera dhe rakia. Janë rreth 50.000 kultivues ulliri, që përbëjnë një aset të rëndësishëm ekonomik të këtij fshati, në funksion të këtij produki në këtë fshat ndodhet një linjë e prodhimit të vajit të ullirit me standarte të kohës. Një pasuri e madhe e këtij fshati është edhe polifonia labe.

  • Infrastruktura turistike në dispozicion:

Në përgjithësi infrastruktura turistike është e dobët, duke e bërë mjaft të vështire vizitën dhe orientimin e një turisti në këtë fshat.