FSHATI DHËRMI

0

FSHATI DHËRMI

Fshati Dhërmi shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon me një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.

Ka një popullësi rreth 1080 banorë, të cilët janë kryesisht autentike me disa emigrime të brendshme nga pjesa e labërisë.

Të dhënat historike bëjnë me dije se ky fshat i bregdetit shqiptar ka qenë vazhdimisht i banuar nga lashtësia.

Natyra është e pasur me asete të shumëllojshme, si prania e afërt e malit të Llogarasë, zbritjet në det, plazhi i gjerë zallor, parcelat me ullishte, agrume, fruta dhe bimësi të tjera.

Është një kombinim i veçantë det-mal.

FSHATI DHËRMI përbëhet nga tre lagje : Kondraqa apo Kallami, që është lagjja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja, vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja, që i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilekë dhe 150 në Kondraq.

Karakteristikë tjetër që vlen të përmendet është fakti se shkolla e parë është hapur në Dhërmi rreth vitit 1629, për të pasur një shkollë thuajse të përhershme në gjuhën greke në vitin 1870 dhe ka shërbyer si qendër arsimimi për tërë zonën përreth.

Dhërmiu karakterizohet sidomos nga numri i lartë i kulteve të besimit orthodhoks (mbi 30 objekte kulti).

Pas Dhërmiut vijon fshati i Iliasit, një fshat me pak resurse banorësh, për të vijuar më tej me fshatin historik të Vunoit, i cili është pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me pamje panoramike që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit.

Vunoi vlerësohet si vendbanim i vjetër, ndoshta që në shek. VIII-VI para Krishtit.

Në të ka shumë shembuj të mirë të arkitekturës tipike të zonës të shekullit XVIII, si tek banesat, ashtu edhe tek kishat.

Vunoi ka qenë dhe vendlindja e shumë shkollarëve të shquar.

Është i pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me një pamje panoramike, që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit.

Ekzistojnë numër i madh banesash karakteristike, arkitekturë, mënyrë e traditës së ndërtimtarisë etj.

Përveç këtyre theksojmë objektet e tipit kullë, kishat e veçanta, shkollën dhe pemën e qiparisit (monument natyror). Karakteristikë tjetër është dhe kënga polifonike.

Fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit  janë shpallur me anë të V.K.M-së nr.29 dhe 30 me date 20.01.2016, qendër historike dhe zonë e mbrojtur.

Këto dy fshatra janë të veçantë krahasuar me të tjerët në jug, sepse ato ndodhen përafërisht në mes të kodrës, dhe ndërpriten prej rrugës nacionale.

Si të arrish në Dhermi / Vuno

Dhermi – Largësia: 209 km larg Tiranës Koha: 4 orë
Vuno – Largësia: 216 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 14 minuta

Çfarë të shohësh
• Manastiri i Shën Theodhorit (gjendet mbi një kodër mes Dhërmiut dhe Kanionit të Gjipesë)
• Manastiri i Shën Marisë (ndodhet në majën e fshatit Dhërmi)
• Manastiri i Panajisë (ndodhet në fshatin Dhërmi)
• Kisha e Shën Harallambit (ndodhet në fshatin Dhërmi)
• Kisha e Shën Spiridhonit (ndodhet në fshatin Dhërmi)

Ku mund të drekosh
• Luciano
• Royal Blue Restaurant
• Ionian Restaurant
• Piratët
• Villa Milton
• Havana Restaurant
• Splendor Restaurant

Si të argëtohesh
• të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi;
• vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve;
• praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim);
• mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra;
• të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar;
• ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje);
• ecje, ngjitje, çiklizëm malor;
• kajak, rafting, kalime në kanione.

Ku mund të qëndrosh
• Hotel Elysium
• Hotel Splendor & Spa
• Grecia Hotel
• HH Boutique Hotel
• Villa Milton
• Hotel Ionian
• Royal Blue Hotel
• Taverna Peshkatari
• Empire Beach Bar Restaurant

Evente
• Mjalt’Fest (7-8 Korrik/Dhërmi)
• Ditët Baroke (17 Gusht/Vuno)

  • Aktivitete që zhvillohen:

Popullsia e Dhërmiut është marrë me blegtori, bujqësi, kultivimin dhe përpunimin e ullirit, perimeve, pemëve frutore, agrumeve, frutave të thata, fiqve të detit, bimëve medicinale, prodhimeve bujqësore të kultivuara në mënyrë individuale, etj.

Si pasojë e emigracionit, vetëm ulliri dhe ekstraktimi i vajit nga ai, vazhdon të ngelet kulturë fitimprurëse në Dhërmi.

Aktualisht njerëzit jetojnë nga veprimtaria e turizmit të llojeve të ndryshme si: natyror, agroturizëm, kulturor, të detit.

Kryesisht aktivitetet ekonomike janë në fushën e turizmit të vogël dhe veror. Bletaria është e përhapur, gjithashtu edhe prodhimet blegtorale të bagëtisë së imët. Dhërmiasit kanë qënë veçanërisht të famshëm për ushtrimin e zanatit të shoferit dhe të xhenerikut.

Janë mjeshtra dhe zanatçi të ndërtimit, shtëpi me gurë masivë, të bardhë e çati të kuqe. Gratë e Vunoit janë të njohura për veshjet tejet interesante, çorapet, këpucët etj.

Të dy fshatrat kanë karakteristikë këngën polifonike, traditën, mikpritja dhe qytetarinë.

  • Infrastruktura turistike në dispozicion:

Fshatrat lidhen në qendrat e tyre me rrugën nacionale Vlorë-Sarandë SH.8, dhe më tej për zbritjet në det ekzistojnë rrugë dytësore urbane dhe rurale.

Rrugët sekondare nacionale që lidhin qendrat e fshatrave me plazhet dhe rrugën nacionale, në një segment të shkurtër të tyre janë të rregulluara dhe me sinjalistikën përkatëse.

Pjesa me e madhe ka mungesë standarti të rrugëve ekzistuese dhe një pjesë e mirë e rrugëve janë të pashtruara duke shfrytëzuar akoma rrugët e vjetra në periudhën para viteve 90’.

Mungon sinjalistika e përshtatshme përsa i përket orientimit dhe tabelave informuese.

Pika të caktuara ose “belvedere”, që në mënyrë tradicionale njihen nga popullsia vendase dhe disa vizitorë, nuk janë konform standarteve dhe të vështira në arritshmëri dhe përdorim.

Mungojnë pasazhet e këmbësorëve për në zonat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, të cilat janë të shumta.

  • Operatorët e turizmit dhe ofruesit e shërbimeve

    (ofrues të shërbimeve, paisjeve dhe udhërrëfyes turistikë të natyrës, për aktivitetet e ecjes, ngjitjes, kajakëve, lundrimit, çiklizmit malor, etj). 

  • Adventure point
  • Jal Sipa Tours
  • Himarë Lundrimi në Dhërmi (6)
  • Lundrimi në Jal (1)
  • Një kuriozitet rreth fshatit Dhërmi:

  • FSHATI DHËRMI është fshati me më shumë kisha në botë, me mbi 30 objekte kulti.

Prej shumë e shumë kohësh, në kambanoren e fshatit është një qiparis i vogël, që as hedh shtat, por as thahet. Të moçmit thonë se është simbol i vazhdimësisë së jetës.

Tregime epike lidhen me përroin e Mardhës, në krye të kanionit të mrekullueshëm të Gjipesë, ku u hodhën drejt vdekjes një tufë vajzash për të mos rënë në duar të pushtuesve ; thuhet po ashtu se Jeronim De Rada, me rrënjë të hershme nga Himara, i ka vendosur ngjarjet e poemës së tij “Këngët e Milosaos”, në Skutara të Vunoit. 

Exit mobile version