Aleati ynë më i mirë mbetet një mënyrë e mirë dhe e kujdesshme ushqyerjeje.
Në mesin e gjithë produkteve ushqimore që përmban dieta jonë ushqimore, një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë frutat e kuqe.
Si na ndihmojnë të biem në peshë? Konsumimi në mënyrë të rregullt i luleshtrydheve, boronicave, manaferrave na ndihmon të mbajmë peshën trupore nën kontroll.
Substanca resveratrol
Prania e kësaj substance antioksidante bën të mundur që të promovojë oksidimin e yndyrnave dietike dhe të transformojë indet dhjamore të bardha në kafe, në një ind lidhës i cili ndihmon në djegien e yndyrnave të tjera.
Kanë shumë pak kalori
Frutat e kuqe janë një lëndë ushqyese dhe një burim i pasur energjie për shkak të mineraleve të shkëlqyera dhe vitaminave cilësore që përmbajnë, kanë edhe kalori të ulëta. Kjo lejon që t’i konsumojmë në sasi të mëdha pa rrezikuar linjat tona trupore.
Efektet në lëkurë
Boronicat, manat e tokës dhe luleshtrydhet nëse i konsumojmë rregullisht janë një ngadalësues natyral i plakjes së lëkurës sonë, pra janë anti-age. Kjo realizohet falë celulave antioksidante që ato përmbajnë. Luftojnë jo vetëm plakjen e lëkurës dhe trupit, por edhe stresin. Vitamina C ndikon në stimulimin e kolagjenit, proteinës kryesore për rinovimin e lëkurës dhe ruajtjen e elasticitetit të saj.
Konsumojini sa më shumë këto fruta në këtë stinë të nxehtë!
(Visited 375 times, 1 visits today)