Përbërësit
– 300 gr fileto derri
– 450 gr patëllxhan
– 1 domate
– 1 qepe
– 2-3 thelbi hurdha
– 1 luge aceto
– 1 luge konjak
– rigon i thate
– disa gjethe rigon te freskët
– vaj ulliri
– kripe, piper
Përgatitja
Ne një ene përzieni 2 luge vaj, konjak, kriposini dhe aromatizojini me piper dhe lëreni te marinohet mishi dhe lëreni për 10 minuta. Ngrohni pak vaj dhe skuqni patëllxhanët e prera ne copa te vogla, me pas kulloni sa me shume te jete e mundur vajin e skuqjes. Me pas skuqni mishin nga te gjitha anet, bashkoni domaten te prere ne copa dhe lëreni për 2-3 minuta, me pas shtoni qepen dhe hurdhën te grire holle, spuconi me aceto dhe lëreni ne zjarre te larte për 3-4 minuta. Dy minuta para se ta fikni bashkoni patëllxhanët, përziejini mire dhe pluhurosini me rigon te thate. Shërbejeni te ngrohte pasi ta keni zbukuruar me gjethe rigoni te freskët.