Farat – Çia (Chia) Salvia Hispanica

spot_img

 

Farat – Çia (Chia) apo në gjuhën latine njihen me emrin Salvia Hispanica, e ka fituar këtë emër nga gjuha Azteke Çian, që do të thotë “i yndyrshëm”, sepse përmban sasi të madhe të yndyrave.

Rrallë kush nga ne ka dëgjuar për këto fara, që bima e saj e quajtur Çia rritet për disa ditë, kurse në vete i përmban të gjithë përbërësit që i nevojiten një njeriu. Me fjalë tjera përveç ujit dhe këtyre farave, njeriut nuk i nevojitet asgjë për të ngrënë.

Kjo bimë rritet në Meksikë dhe Gvatamala, e njohur më shumë se 3500 vite, është përdorur edhe nga fiset e lashta të Majave dhe Inkëve.
Kjo bimë përmban omega 3 më shumë se lososi ,përmban sasi të mëdha të anti oksidant dhe mineraleve, është më ushqyese se farat e lirit dhe është burim i energjisë së madhe tek njeriu. Për këto fakte edhe quhet SUPER-USHQIM, një mrekulli e Natyrës.

7 arsye pse duhet që ti përdorim këto fara të dobishme

1. Ndihmojnë në humbjen e peshës, e ndihmojnë reduktimin e ushqimit, e bllokon përthithjen e kalorive dhe mu për këtë e bën një ndihmës të madh i dietëve.

2. Ndjehesh më i plotë dhe më i shpejtë: E ndihmon dietën tënde që të ndjehesh i plotë, sepse peshon më shumë se 10 herë në ujë duke formuar një gell.

3. Atletët dhe ata që merren me sport: është i dobishëm për sportistët për ti rregulluar muskujt sepse përmban 20 % proteinë dhe mund ta bëjë trupin e njeriut që të hidrojë.

4. E ndihmon shtypjen e gjakut.

5. Omega 3: Është përbërësi më i madh i omega3.

6. Ndihmon që atyre që janë të sëmurë nga diabeti: sepse e kontrollon dhe e rregullon sheqerin në gjak.

7. E ul kolesterollin, i largon rreziqet e sëmundjes në zemër.

Farat Çia përmbajnë:

300 % më shumë magnezium se farat e lirit.

500 % më shumë kalcium se qumështi

100 % më shumë potasium (Kalium) se banania

1,400 % më shumë magnezium se sa Brokoli

500 % më shumë protinë se fasulet

200 % më shumë hekur se spinaqi

600 % më shumë Omega 3 se sa Peshku i lososit

Antioksidant më i mirë se boronica

100 % më fiber-dietik se sa Bran Fleksat

Si përdoren këto fara:

Vendosni një lugë nga këto farat në një gotë dhe pastaj vendosni 3 lugë me ujë. Lihen këto ashtu në ujë për 15 minuta.

Mund t’i hamë edhe pa asgjë ( por jo më shumë se 20 gram, dy here në ditë)

Mund të futen në ndonjë lëng.

Mund të futen edhe në bukë të pjekur, torte, biskuite etj.

 

(Visited 525 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles