-500 gr qiqra të thata
-1 lugë sode buke
-1 kokërr qepë mesatare
-3 thelpinj hudhra të grirë hollë
-1 patate mesatare
-1 tufë majdanoz
-1 lugë koriandër e bluar
-1 lugë kumin, bar gjumi
-Rigon,
-kripë,
-piper i bardhë i bluar
-2 lugë kafeje maja pluhur
-0.5 litra vaj për t’i fërguar
Përgatitja:
Në fillim vendosni në një enë qiqrat dhe sodën e bukës. I mbuloni me ujë të ftohtë dhe i lini ashtu për 24 orë. Pastaj shpëlajini mirë dhe më pas i kulloni.
Qiqrat bashkë me qepën, patatet të cilat i kemi zierë më parë, hudhrat, majdanozin i grinië në një mikser. I Shtoni asaj koriandrën, rigonin, kripën, piperin e bardhë, kumin, miellin dhe vazhdoni i grini në mikser sa të shihni që është krijuar një masë homogjene.
Hiqni dhe i lërini në një enë për 3 orë. Pas 3 orësh i shtoni përzjerjes majanë. Trazojeni dhe formoni toptha të vegjël. Ndërkohë fërgoijini në një tigan ku keni hedhur vajin dhe e keni ngrohur më parë. Pjatën shërbejeni të ngrohtë si antipastë.