Home RECETAT E GJYSHES ËMBËLSIRA Embëlsirë ( Një recetë gatimi me dy mënyra dërguar nga Ervina Saliu...

Embëlsirë ( Një recetë gatimi me dy mënyra dërguar nga Ervina Saliu )

0

Embëlsirë ( Një recetë gatimi me dy mënyra dërguar nga Ervina Saliu )

Përbërësit

500 gr miell që fryhet vetë

4 vezë

100 ml vaj

100 gr gjalp të shkrirë

lëkurën e një portokalli të grirë

1 vanilje

4 lugë gjelle kakao

Përgatitja

1
Rrahim 2 filxhana sheqer me vezët për 5 minuta. Më pas shtojmë vajin, gjalpin, lëkurën e portokallit, vaniljen dhe më pas miellin pak nga pak.

2
Në fund shtojmë kakaon. E hedhim gjysmën në forma të vogla ( unë i bëj për fëmijët në shkollë ) gjysmën tjetër e hedhim në një formë mesatare.

3
I pjekim për 15 me 20 minuta në 180 gradë. I lejmë të ftohen, të voglat i servirim me sheqer pluhur dhe tjetrën une e servira me reçel qershie të bërë vetë, doli fantastik. ( Nese nuk keni reçel qershie të bërë vetë mund të përdorni të blerë ose çdo lloj reçeli që ju gjendet në shtëpi ) Ju dalshin fantastike kush merr guximin dhe i ben

Exit mobile version