Embëlsira për festat ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )
Përbërësit
1 kg miell
1.4 kg sheqer
150 ml vaj luledielli
3 gota ujë
2 të verdha veze
1 lugë kafeje me sodë buke
Pasta e sheqerit:
440 gr sheqer pluhur
40 ml mjaltë
30 ml ujë
6 gr xhelatinë
Ngjyrues sipas dëshirave
Përgatitja
1
Përziejmë miellin me sodën e bukës, bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë përbërësit e tjerë me rradhë duke e punuar masën, ujin në fund, brumi del i lëngshëm. Hedhim brumin në tavolinë dhe e hapim me anë të shkopit të kuzhinës, hapim një petë me trashësi 1.5 cm dhe e ndajmë në forma (si në foto). I vendosim në tavë me letër furre dhe I pjekim më 20 minuta në 250 gradë.
2
Mjaltin me pak ujë i tresim në një tenxhere dhe i ngrohim, shtojmë xhelatinën, i përziejmë për pak minuta, hedhim sheqerin pluhur, e përziejmë, e ndajmë në pjesë dhe shtojmë ngjyruesit për format e ndryshme, e punojmë në tavolinë deri sa të bëhet një formë plastike. Pasi ftohen ëmbëlsirat hedhim kremin dhe janë gati. Ju bëftë mirë