Domate me salcë ullinjsh

spot_img

Domate me salcë ullinjshPërbërësit për 4 persona:

6 domate mesatare të pjekura mirë

100 gramë ullinj të zinj

1 fileto açiuga (sardele)

1 thelbinj hudhër

2 vezë

disa gjethe sallate

1 patate mesatare

majdanoz

lëng limoni

lëkurë limoni

Përgatitja:

Ziejmë pataten bashkë me lëkurë për rreth 15 – 20 minuta derisa të zbutet. Ndërkohë ziejmë edhe vezët.

Lajmë domatet, i heqim lëkurën dhe brumin në mënyrë që të bëhen si kupa për mbushje.

Në një mikser fusim ullinjtë, filetot e açiugas, hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit derisa të përftojmë një masë kremoze.

Qërojmë patatet dhe vezët dhe i presim me copa të vogla. Presim edhe lëkurën e limonit po me copa të vogla.

Nisim me mbushjen e domateve. Vendosim fillimisht patatet e prera me kuba të vegjël, shtojmë salcën e përgatitur si dhe vezën, ndërsa lart hedhim copat e majdanozit.

Në një pjatë vendosim gjethet e sallatës dhe lart shtojmë domatet që do të servirim.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles