Përbërësit:
- 3 sallata marule të mëdha (jo kaçurrele),
- 500 gr. kima viçi,
- 2 qepë të grira në rend,
- majdanoz,
- kopër,
- 1 filxhan çaji oriz,
- lëng nga 2 limona,
- 1 vezë,
- vaj, kripë dhe piper.
Përgatitja
Në një tas të thellë hedhim mishin dhe e përziejmë me qepën e grirë, qepët e njoma, orizin, majdanozin, një lugë kafeje lëng limoni si dhe kripë e piper. E mbrujmë mirë me duar.
Lajmë sallatën marule dhe i zhytim fletët një nga një në një tenxhere të madhe me ujë të valuar, për disa sekonda.
Mbushim secilën fletë me 1 lugë kima viçi dhe i mbështjellim si dollmatë e zakonshme.
Në një tenxhere ose tenxhere me presion shtrojmë 4 gjethe marule dhe nga lart renditim dollmatë e përgatitura. Hedhim vajin, lëngun e 1 limoni dhe 1 gotë vere me ujë të vakët. I mbulojmë nga lart me një pjatë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa të mbeten me pak lëng.
Më pas i heqim nga zjarri dhe ruajmë mënjanë lëngun e mbetur. Marrim një vezë dhe e rrahim në një tas. Shtojmë pak nga pak lëngun e 1 limoni. Marrim pak nga pak lëngun e dollmave (rreth 1 gotë uji) dhe e hedhim në tasin me vezë. Përziejmë mirë dhe shpejt që të mos pritet veza dhe e hedhim masën në tenxheren me dollma. E tundim lehtë tenxheren në mënyrë që masa vezë-limon të përhapet kudo.