Home Fruta dhe Perime Dobitë shëndetësore të frutave “unike”

Dobitë shëndetësore të frutave “unike”

0


Dobitë shëndetësore të frutave “unike”
Reviewed by on

November 25, 2012
.

  Dobitë shëndetësore të frutave “unike” ! Boronica: përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është demonstruar efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve. Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore(levizese) të organizmit dhe funksionet mendore. Shega: […]

  Dobitë shëndetësore të frutave “unike” ! Boronica: përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është demonstruar efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve. Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore(levizese) të organizmit dhe funksionet mendore. Shega: […]

Rating: 0

Dobitë shëndetësore të frutave “unike”

Dobitë shëndetësore të frutave “unike”

 

Dobitë shëndetësore të frutave “unike” !

Boronica: përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është demonstruar efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve.

Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore(levizese) të organizmit dhe funksionet mendore.

Shega: fruti me përmbajtjen më të lartë të anti-oksidantëve(perberesve kunder plakjes). Studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi anti-oksiduese në raport me çajin e gjelbër.Qershia: përmirëson aktivitetin e organizmit në përgjithësi; cilësi të shumta anti-inflamatore(kunder ndezjes). Përmirëson gjumin e natës në sajë të përbërësit të quajtur melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit.Mjedra(kupina): burim i pasur i vitaminës C dhe manganit; mbështet funksionet e sistemit imunitar dhe mbron indet e organizmit. Është i njohur si frut me indeks glicemik (sasi sheqeri) të ulët, çka bën që perdorimi i mjedrës të ketë ndikim shumë të vogël mbi nivelin e glukozës në gjak.Kranberi(boronica e kuqe): promovon shëndetin e traktit urinar dhe është i efektshëm ndaj infeksioneve urinare.

Manaferra (malina): përmban sasi të larta të fitoestrogjeneve, çka ndihmon në lehtësimin e simptomave të sindromit paramenstrual dhe menopauzës(fazave te ndalimit te menstruacioneve). Ngjyra e errët i dedikohet përmbajtjes së pigmenteve antocianine (anthocyanin) që kanë efekt në nxitjen e një përgjigje inflamatore të shëndetshme.

(Visited 116 times, 1 visits today)

Exit mobile version