Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe kundër depresionit.
Në Indi, borziloku është bimë shumë e shenjtë, dhe besohet se mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim. Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e mbajnë atë për të joshur meshkujt.
Të gjitha përfitimet e borzilokut:
Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe kundër depresionit. Çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Gjithashtu çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për të zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.