Fillimi i dimrit e ka kthyer Fshatin Dardhë në destinacionin më të preferuar të turizmit të bardhë në juglindje.
Ftohja e motit dhe reshjet e para të borës kanë sjellë fluks vizitorësh nga zona të ndryshme të vendit.
Por vizitorëve të përhershëm këtë vit u janë bahskuar edhe ata që e zbulojnë fshatin turistik për herë të parë.
Bizneset turistikë flasin për një sezon larg pritshmërive, për shkak të problematikave që solli pandemia.
Bizneset në fshatin turistik i tremben një mbyllje të dytë të vendit, të cilës thonë se do ta kenë më të vështirë t’i mbijetojnë.
Prej disa muajsh, Dardha frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave, ndërsa ditët e tjera të javës fshati mbetet i shkretë.
Me shume rreth fshatit Dardhe :