Home BIME MEDICINALE Dafina e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në...

Dafina e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve

0

Dafina e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve

Dafina e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve

Bimë me gjelbërim të përjetshëm, e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve. Në mjekësi shfrytëzohen frutat e dafinës.Gjethet janë me një veti të veçantë aromatike. Por kanë dhe përdorim për vetitë e tyre kurative në saj të prezencës në to të vajit të efirit, të pasur me terpente, alkol, acide organike. Në rastet kur lëkura mbushet me dregëza të ngjashme me zgjeben pihet lëng nga gjeëthet e dafinës. Në përbërjen e frutave hyjnë yndyrna, sheqeri dhe vaj efiri. Vaji yndyror është i hidhur, jeshil, shkrin në temperaturën 40 gradë celisius. Gjethja e dafinës përdoret në rastet e diabetit të sheqerit. Meqënëse ajo ka një veprim normalizues direkt në këmbimin e karbohidrateve.

Në mjekësinë popullore përdorin gjerësisht vajrat yndyrore, efirorë nga farëzat e dafinës (frutat e saj). Merrni 10 gjethe dafine dhe futini në termus me 0.5 litër ujë të valuar, lërini 1-2 orë dhe përdorni 1/3 gotë 5 herë në ditë para ushqimit. Merrni 10 gjethe dafine, hidhni 2 gota ujë të valuar, vlojini 30 minuta dhe përdorini nga 0.5 gotë 3 herë në ditë para ngrënies gjatë muajit për rastet e nevrastenisë dhe pagjumësisë, si mjet pushimi të dhëmbjeve për hemorroidet, reumatizmën, spazma, tension nervor, flluckat.

(Visited 189 times, 1 visits today)

Exit mobile version