Çorbë me miell misri e kos

spot_img

fergeseMëlçitë e prera në kubikë të vegjël kaurdisen me lyrë, shtohet kripë, spec i kuq, ujë sa të mbulohen (1,5 cm mbi sipërfaqen e mëlçive) dhe lihen të ziejnë. Veç skuqet mielli i misrit sa të marrë ngjyrë kafe, hidhet pak lëng nga i mëlçive duke e përzier që mos bëhet kokrriza dhe hidhet te mëlçitë, duke përgatitur një çorbë të trashë, por të derdhur. Hidhet piper i zi, hudhra të shtypura dhe kur shërbehet në pjatë, një lugë kos.
Për 4-5 persona duhen: mëlçi të grira 2 filxhanë çaji, miell misri 3 lugë gjelle, gjalpë 2 lugë gjelle, hudhra 3-4 thelpinj, kripë, piper, kos 4-5 lugë gjelle.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles