Home Uncategorized Çka eshte Vaji i Lirit ?

Çka eshte Vaji i Lirit ?

0

Çka eshte Vaji i Lirit dhe cilat jane dobite shendetesore te tij? Nese ke degjuar shume rreth vajit te lirit dhe ke filluar te pyetesh se cilat jane dobite shendetesore te tij, atehere tash e ke rastin ti mesosh per to.

Vaji i Lirit behet nga farat e lirit e liri eshte nje lule me petale ngjyre blu. Ky vaj natyral shume rekomandohet per mireqenie dhe ushqim te trupit dhe se konsiderohet te jete burimi me i pasur ne natyre me acide yndyrore omega-3 qe kerkohen per shendetin e mire te gati secilit sistem trupor.

Vaji i lirit permbane acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% me shume omega-3 vaj se sa do te mund te marresh duke marr vaj peshku, plus nuk e ka shijen e tmerrshme ashtu sikur pasi te marresh vaj peshku.
Disa hulumtues dhe shkencetare besojne se vaji i lirit mund te jete suplementi (zevendesuesi) me i rendesishem per shendet te mire. Gati secili sistem ne trup mund te perfitoj nga vaji i lirit dhe perberesit natyral te tij. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit te gjakut, sistemi reproduktiv, sistemi nervor, nyejt e shumeçka tjeter perfiton nga perberesit e vajit te lirit.

Thjeshte shiko listen e fakteve dhe studimeve ne ate se çka mund te bej vaji i linit per ty:
Hulumtimet tregojne incidence me te ulet (me pak raste) te kancerit ne gji dhe ne zorre te trash ne popullata qe kane sasi te larta te lignanit ne dieten e tyre. Liri eshte 100 here me i pasur me lignan se sa cilido dritherat tjera.
Studimet tregojne se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojne ne uljen e kolesterines dhe triglicerideve te gjakut, dhe parandalojne mpiksjen e gjakut ne arterie, qe mund te shpie te goditja ne tru, sulm ne zemer dhe tromboze.
Ndihmon trupin kunder shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes se ujit dhe funksionit te ulet imunitar.
Shkurton kohen e mekembjes te muskujve te lodhur pas ushtrimeve.
Shton prodhimin e energjise e gjithashtu shton qendrueshmerine (staminen).
Pershpejton sherimin e ndrydhjeve dhe te mavijosjes.
Rrit normen metabolike duke e bere me te lehte per te djegur yndyren e tepert (dhjamin).
Permireson absorbimin e Kalciumit.
Forcon thonjte e duarve dhe te kembeve.
Mund te permiresoj pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
Shpesh permireson funksionimin e melçise.
Lehteson disa raste te astmes.
Ndihmon ne trajtimin e ekzemes, psoriasit dhe zbokthit.
Lehteson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet qe gjithashtu te lehtesoje simptomat e Diabetes Mellitus.
Lehteson disa alergji
Ndihmon ne parandalimin e arteriosklerozes (akumulimit te depozitave yndyrore brenda eneve te gjakut, veçanerisht tek arteriet e medha dhe ato te madhesise mesatare, qe shume njerez vuajne prej saj gjate procesit te plakjes).
Ule shtypjen e larte te gjakut tek ata qe vuajne nga hipertensioni.
Eshte vertetuar ne menyre shkencore qe trajton (sheron) disa raste te depresionit.
Mund te permiresoj funksionin mendor te shume te moshuarve.
Mund te ndihmoj ne trajtimin e Sklerozes se shumefishte.
Lehteson disa raste te Sindromit Primenstrual tek femrat.
e shume gjera tjera…!

Fatkeqesisht dietat tona te sotme as per se afermi nuk permbushin nevojat tona per AYE (acidet yndyrore esenciale). Burimet me te pasura me AYE sikur vaji i lirit dhe vaji i peshkut gjenden rralle ne ushqimet tona te zakonshme. Perveç kesaj, ushqimet me te zakonshme si mishi i kuq dhe te bardhet e vezes mund te inkurajojne trupin qe te prodhoj prostagladin te keq. E vaji i lirit ndihmon qe trupi te kthej bilancin natyral te prostagladineve te mire dhe te keq ne trup.
Sa duhet te marrim ne dite?
Doza ditore qe rekomandohet per shumicen e njerezve eshtee 1000 mg nje here deri 3 here ne dite. Edhe me mire do te ishte nese ushqimeve si buka dhe sallatat qe hani ju shtoni vaj liri. Studimet shkencore qe jane bere kane perdore deri 30 gram vaj liri ne dite sigurt dhe pa efekte anesore.

Çka duhet te shikoj kur blej vaj liri?
Eshte me rendesi qe te blini vaj liri te kualiteti te larte per shkak se eshte i cenueshem ndaj prishjes. Drita dhe oksigjeni ngadalesojne zberthimin e acideve yndyrore esenciale. Keshtu qe kur blini kapsule shiko dhe blej kapsule me ngjyre te erret dhe kur blini vaj liri gjeni ate qe eshte ne shishe ngjyre kafeje sepse keto jane me te qendrueshme ndaj drites dhe oksigjenit. Gjithashtu sigurohu qe ta futesh ne frigorifer per te zgjatur afatin.
Vaji i linit merr kohe qe te absorbohet ne trup para se te shfaqen efektet e plota te dobive shendetesore qe ka, e kjo kohe mund te zgjas nga disa dite e deri ne gjashte jave, varesisht nga mireqenia e pergjithshme a juaj.

Per fund po them keshtu: “fut vajin e lirit ne dieten tuaj dhe shiko se çka ben per ju!”

 

(Visited 234 times, 1 visits today)

Exit mobile version