Të çarat e lëkurës prekin të dyja gjinitë, por më të rrezikuara janë femrat. Ndryshe çarjet e lëkurës quhen strija atrofike. Ato mund të formohen në kofshë, gjoks, bark, në pjesën e brendshme të krahëve, të ndenjura duke shkaktuar dëme të përhershme në lëkurë, për shkak se lëkura është më e hollë në këto zona dhe në rast shtatzënie tendoset më tepër se ç’duhet.
Gjithashtu, lëkura mund të çahet edhe në raste të tjera, për shembull të zhvillimeve të shpejta në trup (shtimi ose humbja në peshë) ose për shkak të një veprimtarie të tepruar në palestër.
‘Strijat’, janë kryesisht të madhësisë deri në 20 centimetra dhe në fillim kanë ngjyrë vjollce në të bardhë, ndërsa më vonë bëhen tërësisht të bardha.
Ja disa preparate shtëpiake, të cilat do t’ju ndihmojnë në luftë kundër këtyre çarjeve.
1. Preparati me bazë gjalpi
Në një enë përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bademi. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo të dytën ditë dhe çarjet përfundimisht do të zbehen. Ky preparat është i mirë edhe si preventivë në kohën e shtatzënisë kur lëkura shpejt ju tendoset.
2. Preparati i lëngët
Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.
Vajrat e mëposhtme (pa ekzagjerime, zhdukin deri në 70% çarjet e lëkurës, sidomos kur janë ende të freskëta, domethënë të kuqe). Përdorimi i vajrave organike është shumë i lehtë, nevojitet veç një sasi e vogël (2-3 herë në ditë) dhe pak masazh në pjesët problematike. Për rezultate sa më të mira dhe të shpejta kombinojini me njëra tjetrën duke shtuar dhe disa pika vitaminash A dhe E. Para se të aplikoni vajrat, konsulltoheni me mjekun amë nëse ju shkaktojnë ndonjë lloj alergjie.
1. Vaji Jojoba
Përbërja kimike e tij është e njëjtë me atë të lëkurës. Konsiderohet tepër i përthithshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, akoma dhe ato më të ndjeshme. Përmban vitaminë E dhe B, të cilat ofrojnë hidratim dhe ushqyerje në thellësi, duke e bërë lëkurën më elastike dhe të lëmuar.
2. Vaji i Trëndafilit të Egër
Ky vaj është i pasur me vitaminë C dhe acide yndyrore. Ka veti antioksidante, hidratuese, rigjeneruese si dhe shëron probleme të ndryshme dermatologjike (lëkure).
3. Aloe Vera
Një tjetër produkt organik që megjithëse nuk është vaj është po aq efikas (Aloe Vera). Enzimet e freskëta të xhelit largojnë qelizat e dëmtuara dhe stimulojnë ripërtëritjen e indeve. Aloe e hidraton lëkurën në thellësi duke përmirësuar elasticitetin dhe tonin e saj.
4. Vaji i Bajames
Përmban vitamina A, E, D dhe acide. Ka aftësinë të depërtojë në thellësi të lëkurës, ta hidratojë dhe ushqejë pa shkaktuar asnjë lloj acarimi. Është vaji më i njohur për trajtimin e çarjeve të barkut.
5. Vaji i Avokados
Përmban vitamina A, E dhe acide yndyrore. Ofron hidratim, ushqyerje dhe mbrojtje në thellësi. Është i pasur me antioksidantë që aktivizojnë riprodhimin e kolagjenit, domethënë rigjenerimin e lëkurës.
6. Vaji i Livandos
Fuqizon rigjenerimin e qelizave dhe indeve të lëkurës duke eleminuar në mënyrë graduale çarjet e lëkurës.
Para aplikimit të vajrave veç e veç ose të kombinuara mos harroni të lani me ujë të vakët pjesët problematike.
(Visited 641 times, 1 visits today)