Byrek me qepë dhe domate ( Receta Gatimi nga Hena Rrapo Sinani )
Përbërësit
Për byrek duhen:
300 gr miell
3 gota me ujë
kripë dhe vaj
niseshte për të hapur petët
Për gjellën e byrekut:
3 kokrra domate
4 kokrra qepë
300 g mish të grirë
Vaj dhe kripë
Përgatitja
1
Fillojmë me përgatitjen e brumit: Marim miellin, pak kripë ujin, i përziejme dhe e punojmë
2
Pastaj e ndajmë në kuleçë të vogla dhe të barabarta si për petën e siperme dhe atë të nënteshme. I hapim petët me niseshte dhe i lemë gati
3
Ndërkohë: Marim qepët i qërojmë dhe i grijmë në tigan, i shtojmë vaj dhe kripë, mishin e grirë dhe pastaj domatet, i hedhim ujë të ziej gjella, pasi të kemi vendosur petën e poshtme hedhim gjellën, vendosim edhe petën e sipërme, e spërkatim me vaj dhe e pjekim në furrë 20 deri 30 minuta.