Perbersit:
-1 kile patellxhane
-2 qepe te grira
-1 kupa vaj
-1 domate te grire
-2 l. caji majdanos te grire holle
-1/2 filxhan caj trahana te embel
-2 veze
-300 g djathe te bardhe
-kripe, piper
Per peten:
-750 g miell te bute
-2 l caji. uthull
-5 l.cji. vaj
-1 l kafje. kripe
-Afersisht nje gote uje
-Miell per hapjen e peteve.
Pregatisim nje here brumin per petet. Perziejme ter perberesit bashk, shtojme pak e nga pak uje gjersa te lidhet brumi. Ndajme brumin ne 8 cope. I punojme ne per duar dhe i leme per pak kohe ne nje tas pasi i kemi ber me miell dhe pergatisim mbushjen e byrekut.
Qerojme patellxhanet e i presim ne kube. I veme ne nje tas me uje. Grime qepen dhe e veme ne tigan te ikin lengjet. Shtojme vajin dhe e perziejme per 2′-3′. Shtojme patellxhanet pasi i kemi shtrydhur mire. Perziejme kete sasi gjersa te shkoj vaji kudo. Me vone shtojme domaten, majdanozin e trahanane. Presim sa te pij lengjet pasi kemi ulur zjarin. Shtojme piperin e pak kripe (se do shtojme dhe djathin e bardhe qe eshte i kripur). Kur ftohet sasia, shtojme djathin e bardhe e vezet qe i kemi rrahur.
Hapim petet me shume miell e me pec te holle. Veme nje e nga nje petet ne tave e i bejme me vaj. Veme ne baze 4 pete, pastaj mbushjen e pastaj 4 pete te tjera. E pjekim ne furre ne zgaren e 3 per 40′-50′.