Byrek Llukanik me domate

spot_img

Perberesit:
-1 pakete me pete sfoliata
-1 f. caji dhjath
-2 f. caji rikota ose gjize pa kripe
-2 domate te medha ne feta
-300 gr krem qumeshti ,e % te ulet yndyre
-1 veze
-10 copeza llukanika (salcice e trashe),ose 1 f. caji me copa lukanika qe u keni hequr lekuren e te prera imet si kima
-2 l.supe kackavall te grire
-piper

E hapni sfoliaten mbi nje siperfaqe te pudrosur me miell dhe pastaj e hapni me kujdes ne nje pireks qe anet te teprojne nga jashte. Ne nje tas perzjeni djathin me rikoten. Shtoni vezen,kremqumeshtin,kackavallin dhe copat e lukanikos,qe i keni bere si kima. Hidheni masen mbi sfoliaten dhe ktheni anet rreth e rrotull si kurore.
Ky byrek mbetet i hapur nga siper. Prisni domatet ne feta dhe i rregulloni siper. I mbuloni me pak piper. Piqeni byrekun ne 180 grade per 45′-50′. Servireni te vaket.
Ju befte mire!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles