Bukë shtëpie ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
800 gr miell( mundësisht miell vendi )
një paketë maja ( kjo bëhet në fillim, se pastaj lihet brumë,nga brumi i bukës edhe buka zihet me brumë )
kripë
ujë i vakët
Përgatitja
1
Hidhet mielli në një tas të madh ose tepsi, hidhet kripa dhe majaja e tretur në ujë të vakët, fillohet punohet brumi me ujë të vakët.
2
Pasi e kemi punuar mirë, e lemë të vijë në ambient të ngrohtë. Kur brumi ka ardhur dyfishi i brumit punohet prapë dhe hidhet në tavë, e cila lyet me vaj, e ndarë në kuleç dhe lihet të vijë përsëri.
3
Kur ka ardhur futet në furrë për tu pjekur në temperaturë 220° C. ( Unë e pjek kur bej në saç ) Lokal Velia Permet. Une punoj me porosi, përdor saçin, zgarën dhe gjellët karskteristike përmetare, Faleminderit